Emri i Angela Merkel nuk ishte në fletët e votimit në kongresin e Demokratëve të Krishterë (CDU) të shtunën. Ajo madje nuk bëri asnjë paraqitje në skenë. E megjithatë, prania e saj ishte e mjaftueshme për të bërë kancelaren njeriun më të rëndësishëm në sallë. Vendimi i partisë të shtunën për të mbështetur kandidatin e saj të preferuar, Armin Laschet, kryeministri i landit të Nordrhein-Westfalen, ishte më shumë se një sinjal që CDU do të qëndrojë kursin politik të Angela Merkel të paktën për një periudhë afatshkurtër. Zgjedhja e tij nuk ishte gjë tjetër veçse konfirmimi zyrtar se Merkel ka lënë një vulë të pashlyeshme në partinë më të madhe politike të Gjermanisë, duke përcaktuar idetë dhe politikat e partisë së saj për vitet që do të vijnë.

Shumë konservatorë gjermanë kundërshtojnë politikat e Merkel mbi refugjatët, ekonominë dhe madje edhe pandeminë. Gjatë dy viteve të fundit, atyre u është dhënë jo vetëm një, por dy mundësi për t’i dhënë fund epokës së Merkelit, por kanë dështuar në të dyja rastet. Duke pasur parasysh mundësinë për të kthyer orën pas dhe për të ripërtërirë qasjen tradicionale konservatore të CDU-së ndaj çështjeve sociale dhe ekonomike, delegatët e partisë vendosën që në vend të kësaj të zgjedhin ideologjinë e Merkelit. Edhe nëse Laschet, i cili përballet me detyrën sfiduese të bashkimit të partisë pas tij përpara një zgjedhjeve të ardhshme rajonale, duhet të qëndrojë mënjanë dhe t’i hapë rrugë kryeministrit të njohur bavarez Markus Söder në garën për kancelar, blloku konservator i Gjermanisë nuk ka gjasa të braktisë politikat e Merkel.

Një vështrim në rekordin e kancelars shpjegon pse. Për 16 vjet, ajo ka arritur të dominojë politikën gjermane duke tejkaluar ndarjen ideologjike. Edhe pse qasja e saj i kushtoi partisë mbështetjen e disa konservatorëve, shumë prej të cilëve u zhvendosën tek Alternativa e ekstremit të djathtë për Gjermaninë, ajo gjithashtu zgjeroi bazën e mbështetësve demokristianë, veçanërisht midis grave. Votimi i së shtunës tregoi se CDU ishte e vetëdijshme se nëse partia dëshiron të ruajë dominimin e saj, ajo duhet të zhvillohet me shoqërinë gjermane duke përqafuar një qasje më fleksibile dhe liberale për shumë çështje, një strategji që shumë do ta quanin “merkelizëm”.

Së pari Merkel, pastaj partia

Në raundin e parë, fitorja e Laschet ndaj Friedrich Merz, konservatorit tradicional që ishte i preferuari i krahut të djathtë të CDU-së ishte një arritje e madhe. Laschet fitoi me 53 për qind të votave. Në këtë epokë ku politika është më e përcarë se kurrë dhe kur ku disa liderë po zgjidhen më një diferencë minimale votash, një epërsi prej pesë përqindësh përballë kundërshtarit të ij është arritje e madhe. Për më tepër, Merz, një rival i Merkel që ka vendosur të sfidojë politikat e kancelares, humbi dy vjet më parë përballë Annegret Kramp-Karrenbauer, zgjedhja e parë e kancelares për ta pasuar.

Me fjalë të tjera, debati mbi drejtimin e CDU është vendosur për një të ardhme të parashikueshme. Merz, vetëm disa orë pas humbjes së tij, ofroi të bashkohej me kabinetin e saj si ministër i Ekonomisë, një post i mbajtur aktualisht nga i besuari i Merkel Peter Altmaier. Merkel, përmes zëdhënësit të saj, e hodhi poshtë idenë, duke thënë se ajo nuk kishte plane për një riorganizim kabineti. Merkel tani është kthyer tanimë në një rastet e rralla kur liderët e një demokracie parlamentare, përcaktojë jo vetëm kohën e tërheqjes nga pushteti, por edhe identitetin e pasardhëses së saj dhe agjendën afatgjatë të partisë së saj.

Pavarësisht nëse bëhej fjalë për çështja të politikës së jashtme apo ekonomisë, Laschet nuk e fshehu qëllimin e tij për të ndjekur politika të ngjashme me Merkel. Laschet inkurajoi gjithashtu kolegët e tij konservatorë që të përballen me një realitet që flitet rrallë. “Shumë njerëz tërhiqen së pari nga Angela Merkel dhe pastaj nga CDU,” tha ai, duke shtuar se besimi dhe besueshmëria që Merkel gëzon brenda dhe jashtë vendit nuk mund të transferohet thjesht nga një udhëheqës tek tjetri, por duhet të “fitohet”. ” Historia gjykon liderët politikë jo vetëm nga ato që arrijnë në detyrë, por nga fuqia e ndikimit të tyre. Të shtunën, CDU bëri një hap të madh drejt përfshirjes së Merkel në panteonin e saj, së bashku me Helmut Kohl dhe Margaret Thatcher. Kjo është arsyeja pse epoka e Merkel mund të jetë ende në fillimin e saj. /Politico.Eu/