Napoli humbi me rezultatin 3-1 në transfertë kundër Veronës. Një humbje që djeg, pasi i jep një goditje të madhe napolitanëve për vendet e para në tabelën e klasifikimit. Trajneri Gattuso doli shumë i nervozuar nga sfida.
Sfida nisi shumë mirë për Napolin, pasi ishte Lozano që dërgoi topin në rrjetë pas 8.5 sekondash. Një mbrojtës gaboi dhe sulmuesi i Napolit e dërgoi në rrjetë. Sulmuesi shënoi golin e dytë më të shpejtë në Seria dhe më të shpejtin për Napolin në histori.
Vendasit ia dolën të barazonin rezultatin brenda pjesës së parë me Dimarcon në minutën e 34′ për 1-1. Pjesa e dytë i dhuroi 3 pikët ekipit vendas, pasi u shënuan dhe dy gola të tjerë. Ishte Barack që i dha avantazhin Veronës, ndërsa goli i tretë dhe vendimtar u shënua nga Zaccagni për 3-1.