Kryeministri Edi Rama ka shkuar sot në Vlorë ku ka inspektuar punimet në lagjen 24 Maji. Kjo lagje thotë Rama ka një hapësirë prej 6 hektarësh që do të përfshijë infrastrukturën rrugore, ndriçimin, gjelbërimin, duke rritur vlerën e banesave dhe krijuar kushte për banorët
Ka nisur transformimi i lagjes 24 Maji, një hapsirë prej 6 hektarësh që do të përfshijë infrastrukturën rrugore, ndriçimin, gjelbërimin, duke rritur vlerën e banesave dhe krijuar kushte për banorët, shkruan Rama.
Në këtë takim ai ka qenë i shoqëruar nga Damian Gjiknuri dhe kryebashkiaku Dritan Leli. Ky i fundit i ka prezantuar edhe projektin që do të tranformojë lagjen.