Lëvizja Socialiste për Integrim nuk është në ditët e saj më të mira, pasi shumë figura të njohura po largohet, kur nga ndajnë pak muaj para zgjedhjeve. Mesa duket qëllimi i socialistëve është që të rikthejnë ish-eksponentët e LSI në PS. Ditën e sotme avokati dhe biznesmeni Esmerald Xhafa, një nga drejtuesit kryesor të LSI-së në qarkun Korçë, por edhe aktivist ka vendosur të largohet nga partia e Kryemadhit.

Kujtojmë se disa ditë më parë ish-ministri i Drejtësisë në kohën e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Nasip Naço braktisi “shtëpinë e tij” dhe iu bashkua PS, ndërsa pohoi se do të kandidojë i pesti për deputet në qarkun e Beratit. Më herët edhe ish-deputetja e LSI-së, Ediola Braha vendosi t’i bashkohet Partisë Socialiste. Lajmin e bëri me dije ministri i Brendëshëm Bledi Çuçi, i cili shkruajti “LSI po shkon drejt shkërmoqjes totale dhe më 25 prill do të marrë goditjen finale”.