Të jesh njëkohësisht politikan, por edhe artist, është temë e diskutueshme në Shqipëri, sidomos 8 vitet e fundit, me një politikan piktor në krye të Qeverisë. Piktori dhe pedagogu, Vladimir Myrtezai deklaron se Edi Rama është një zë luftarak me një temperament të lartë, që i shkon një artisti. I ftuar në emisionin “Refleksione”, Myrtezai shprehet se Edi Rama është një njeri që nuk eksperimenton në politikë duke e përdorur si instrument vetjak.
“Edi Rama për mendimin tim është një zë përmbysës për vitet ‘90, është një zë luftarak, me një temperament të lartë, që i shkon një artisti.
Dhe nuk ma merr mendja se është një njeri që eksperimenton në politikë duke e përdorur si instrument vetjak. Është një politikan me stomak, me një historik atipike, por të suksesshme. Unë i besoj kësaj lloj natyre, sepse pavarësisht se është artist, jemi me fat që kemi në krye të qeverisë një njeri me shije,” deklaroi ndër të tjera Myrtezai në emisionin “Refleksione”.