Sekretarja e përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu ka publikuar një foto të 26 viteve më parë.
Në atë kohë, ajo ka qenë gazetare në RTSH. Bashkëngjitur fotos Bregu shkruan: Xhaketa me vata, sic eshte moda sot ; une 26 vjet me e re; TVSH ose RTSH ishte i vetmi TV sigurisht ne analog; ai telefoni ne tavoline lidhej me regjine kur zakonisht na lajmëronin për ndonjë lajm 2 faqe me fax per ta lexuar. Si duket Majlinda është bërë nostalgjike për kohën kur punonte si gazetare dhe jepte lajmet në televizionin kombëtar.