Ditën e djeshme në “Për’puthen” u transmetua takimi mes Mevlanit dhe Antonelës. Mirëpo takim romantik i tyre nuk u prit aspak mirë nga Ledjana, e cila shprehu që në fillim të emisionit pëlqimin për Mevlanin. Madje ky i fundit që në takimin e parë i dedikoi një këngë Ledjanës. Gjatë takimit të djeshëm Mevlani i tha Antonelës se nuk i lë Ledjana të bëhen bashkë dhe kjo gjë ka nxitur debat të ashpër në studio. Antonela dhe Ledjana u ngritën në këmbë dhe debatuan me tone të larta me njëra-tjetrën. Konkurrentja më e re i kishte blerë edhe një mikrofon Mevlanit, që ai t’i dedikonte dhe asaj një këngë, por Ledjana dha një ultimatum.
“Nëse ti i bën këngë kësaj, unë e lë fare emisionin!”, i tha ajo Mevlanit. Në rrjete sociale, ajo e ka diskutuar sërish këtë temë me ndjekësit e saj, të cilët e këshillojnë t’i japë Mevlanit më shumë siguri e afrimitet. “Mos ndoshta Mevli u largua nga ti ngaqë u solle e ftohtë nëpër takime, duke vendosur barriera?” “Nuk vendos Ledjana barriera, por në momentin që diçka të kërkohet disa herë, të bëhet e bezdisshme dhe humbet ndjenja për të.”- i kthehet ajo. “Pse nuk i jep Mevlanit më shumë siguri dhe afrimitet? Mendon se ai do të të lëndojë?”- i shkruan një tjetër.
“E kam thënë dhe më përpara, në jetë lëndojmë dhe lëndohemi. Nëse e bën një herë një gabim, të falet, por nëse e bën 2 herë të njëjtin gabim, atëherë nuk ka justifikim.”- i është përgjigjur ajo. “A thu po i bën Mevlani këngë Antonelës?”- e pyet dikush tjetër, ndërsa Ledjana përgjigjet prerë “Jo.”
Në një tjetër story, ajo tregon se i ka rregulluar disi marrëdhëniet me Mevlanin, pasi ka shpërndarë edhe këngën e tij të re në bashkëpunim me Sabianin.