Një postime i pazakontë në Twitter ka ngjallur jo pak reagime mes shqiptarëve. Bëhet fjalë për një shfaqje në Vjenë, ku aktori i reklamuar i ngjan kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës. Rasti vjen në vëmendje nga Andi Harxhiu, i cili me humor shkruan: Edi Rama, je i sigurt që nuk je ti ?! Je i sigurt që nuk po bën një jetë të fshehtë si artist i Teatrit të Vjenës? Nëse nuk jeni ju, sapo e gjetët sozinë tuaj.

Postimi ka marrë pëlqime dhe komente të shumta, ku nuk kanë munguar as ato të personazheve të njohur si Vlora Çitaku etj. Ndërkohë emri i aktorit që i ngjan Ramës nuk bëhet i ditur. JavaNews sjell më poshtë fotot: