Kërkesa e Partisë Demokratike për emërimin e Avokatit të Popullit, Endrit Shabani është rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese.

Deputetët e PD-së kundërshtuan zgjedhjen e Shabanit, i cili u votua nga Kuvendi me 85 vota pro më 11 dhjetor. Opozita pretendon se procedura e ndjekur për zgjedhjen e tij ka qenë në kundërshtim me Kushtetutën, ndërsa ka ngritur pretendime edhe për pajtueshmërinë e Shabanit me funksionin e Avokatit të Popullit.

Përplasja mes palëve nisi pasi PD tërhoqi firmat për kandidatët për Avokat të Popullit, përfshirë Endri Shabanin, duke deklaruar se ai nuk kishte më mbështetjen e saj. Pavarësisht kësaj, kandidatura e Shabanit u votua në seancë plenare nga mazhoranca.