Lionel Messi do të synojë të bëhet lojtari me më së shumti paraqitje në historinë e Barcelonës gjatë këtij sezoni, dhe për ta arritur këtë, i duhen vetëm edhe 18 ndeshje. Sulmuesi argjentinas u paraqit për herë të 750-të për Barçën në të gjitha garat, në fitoren e së dielës 1:0 kundër Huecas të dielën.

Nëse ai luan edhe 18 herë në ndeshjet e mbetura të këtij sezoni, atëherë do ta thyejë rekordin e legjendës Xavi, për më së shumti paraqitje për klubin katalonas. Xavi, tani trajner i Al Sadd në Katar, i bëri 767 paraqitje për Barcelonën gjatë karrierës së tij si futbollist.

Messi do t’i ketë të paktën edhe 24 ndeshje për t’i zhvilluar në La Liga dhe Ligën e Kampionëve deri në përfundim të sezonit 2020/21. Barça do të ketë ndeshje edhe në Kupën e Mbretit dhe Kupën e Spanjës, natyrisht. Messi do të ketë mundësi të luajë në më shumë ndeshje nëse Barça kalon tutje në të gjithat garat e eliminimit direkt.