Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ndau sot lajmin e mirë për lindjen e trinjakëve në familjen Dardeshi nga Dibra pas 3 fëmijëve, në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”.
“Zemra plot për familjen Dardeshi, që pas 3 fëmijëve, gëzohen me trinjakë, të cilët kanë ardhur në jetë shëndosh e mirë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, me kujdesin shembullor të stafit mjekësor”, shprehet Manastirliu.
Manastirliu shprehet se familja nga Dibra merr menjëherë çekun e bebes, 360,000 lekë të reja për trinjakët. Politika sociale e qeverisë e bonusit të bebes u jep familjeve 40,000 leké për fëmijën e parë, 80,000 për fëmijën e dytë dhe 120,000 për fëmijën e tretë.