Familjet e prekura nga tërmeti i 26-Nëntorit do të vazhdojnë të përfitojnë bonusin e qirasë deri në momentin që banesat e tyre rikonstrukturohen apo ndërtohen.Propozimi për zgjatje të afatit ka ardhur nga Këshilli i Ministrave, i cili ka ndryshuar aktin normativ që përcaktonte subvencionimin e pagesës së qirasë për te gjithë familjet të cilat banesat e tyre u shembën apo u shpallën të pabanueshme nga Instituti i Ndërtimit.
Ne relacionin specifikohet se kjo shtyrje ka ardhur si pasojë e pandemisë Covid-19 që vështirësoi edhe sigurimin e dokumentacionit. Për vitin 2021 janë planifikuar nga buxheti 1.5 miliardë lekë për bonusin e qirasë për familjet e prekura nga tërmeti.