Albin Kurti dhe 46 kandidatë të tjerë për deputetë, të disa subjekteve politike në Kosovë, janë ndaluar nga KQZ që të garojnë në zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen në 14 shkurt. Mediat në Kosovë shkruajnë se Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i kanë ndaluar Kurtit dhe të tjerëve që të garojnë në zgjedhje për shkak se janë të dë nuar me vendime të formës së prerë në tre vitet e fundit.

Kurti është dënuar në janar të vitit 2018 për dy vepra penale: përdorim të a rmës apo mjetit të rre zikshëm dhe për pengim të personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. Me këto vepra përshkruheshin veprimet e Lëvizjes Vetëvendosje për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës në vitin 2015, si pasojë e të cilave, liderit të LVV-së i është pamundësuar kandidimi në listë zgjedhore.

Vendimi pritet të zyrtarizohet më së largu deri më 22 janar.