Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim i ka bërë një apel të gjithë shqiptarëve që të rinovojnë kartat e tyre të identitetit dhe të marrin letërnjoftimin e ri në mënyrë që të kenë të drejtë vote në zgjedhjet e 25 prillit.

Kartat ID janë të rëndësishme për votimin biometrik që do të realizohet në zgjedhjet e 25 prillit si pjesë e marrëveshjes së 5 qershorit arritur mes partive politike.

“Shumë urgjente që të gjithë qytetarët e Shqipërisë të marrin karta të reja të identitetit në mënyrë që të mund të marrin shërbime dhe të votojnë në zgjedhjet e 25 prillit. Lëshimi i letërnjoftimeve të reja biometrike është një pjesë thelbësore e marrëveshjes së 5 qershorit mbi reformën zgjedhore. Ju lutemi mos prisni derisa të jetë tepër vonë, merrni letërnjoftim të ri tani kështu që të mund të votoni më 25 prill”, shkruan Kim.