Zëvendës Ministri i Shëndetësisë, Albert Nikolla ka ironizuar programin ekonomik të Partisë Demokratike i cili u bë pubblik pak ditë më parë. Me anë të një reagimi, Nikolla e ka krahasuar çudinë programore të PD me një ndodhi gazmore të Bernard Shout ku i shpjegonte studentit të tij dramën, komedinë e tragjedinë.

Reagimi i plotë:

Prezantimi i çudisë programore të PD-së ku, sipas Bashës, të gjithë do bëhemi gati të marrim para me thasë si te Sudja dhe nuk dinte të shpjegonte se ku do t’i gjente paratë për gjithë ato premtime përrallore, më solli ndërmend një ndodhi gazmore të Xh. Bernard Shout (Shaw). Gjatë një ceremonie diplomimi, studenti e pyeti: Mjeshtër, cili është dallimi ndërmjet dramës, komedisë e tragjedisë? Mjeshtri: fakti që ti nuk e di dallimin, për mua është dramë; për publikun është komedi; për ty është tragjedi. Lexo.al/