Greqia regjistroi sot 1 526 raste të reja me COVID-19, nga të cilat nëntë u identifikuan në pikat e hyrjes së vendit, njoftoi Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik (EODY). Gjithsej, rastet e infektimeve kanë arritur në 166 067, nga të cilat 6 061 kanë të bëjnë me udhëtime nga jashtë dhe 52 913 me raste infektimi tashmë të konfirmuara.
Në kujdesin intensive ndodhen, aktualisht, 277 individë të intubuar. Mosha e tyre mesatare është 70 vjeç. EODY regjistroi, gjithashtu, edhe 20 v de kje të reja, që e çon numrin e vi kt im ave nga koronavirusi i ri në 6 017. Mosha mesatare e të gjitha fataliteteve ishte 79 vjeç.