Ndërsa pritet të nisë vaksinimi në Vlorë ditën e enjte, janë gati tashmë 12 stenda në pallatin e sportit Flamurtari i cili është edhe vendi i përcaktuar për kryerjen vaksinimit.
Sakaq 50 infermier vaksinues dhe 6 mjekë kanë përfunduar trajnimin online dhe trajnimin fizik ditën e djeshme. Nesër pritet që vaksinimi të nisë me bluzat e bardha të Vlorës dhe Fierit ndërsa mbetet e paqartë kategoria tjetër me të cilën do të vijohet.
Ajo që konfirmohet nga drejtoria rajonale e operatorit të kujdesit shëndetësor në Vlorë është fakti që 1500 doza të vaksinës janë gati për rajonin e jugut. Për nisjen e vaksinimit pritet të jetë i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama.