Janë 17 455 rastet pozitive me COVID-19 të regjistruara në Itali në 24 orët e fundit, sipas të dhënave nga Ministria italiane e Shëndetësisë. Dje, rastet pozitive ishin 18 916.

Në 24 orët e fundit u raportuan edhe 192 vdekje shtesë, një shifër në rënie e krahasuar me dje që ishin 280. Sipas të dhënave zyrtare, shkalla e pozitivitetit ka pësuar rritje, në 6,8%, në krahasim me djje që ishte 5,8%.