250 mijë Euro dhe 16 mln lekë cash në zyrë e në shtëpi,Gjykata ka vendosur masën arr est me bu rg për mjekun Edvin Prifti. Ndërkohë, mjeku Edvin Prifti ka deklaruar se ai ka punuar në Itali dhe se të ardhurat e tij, kanë qenë shumë të mira.

Mjeku Edvin Prifti ka deklaruar se ai ka punuar në Itali dhe se të ardhurat e tij, kanë qenë shumë të mira. “Kam mbaruar me medalje ari, specializim në Siena dhe La Sapienca diplomimin si specialist në kardiokirurgji, punova në San Kamilo, doktoraturë La Sapienca, kam pasur të ardhura shumë të mira në Itali”, është shprehur mjeku Prifti në sallën e gjyqit.

“Gjithmonë do them të vërtetën. S’kam fshehur asnjë gjë. Punoj privat dhe shtet. U befasova nga Prokuroria që kërkoi burg, kam operuar mijëra shqiptarë”, shton ai më tej. Avokati, Henrik Ligori ka këmbëngulur se shuma prej eurosh që është gjetur në banesën e mjekut ka qenë shumë e fituar nga çmimet ndërkombëtare, ndërkohë që e ka lidhur kërkesën për arrestimin e tij me fushatën.

“Sot në seancë u njohëm me adresimin e masës për një krim hipotetik, për të cilin nuk ka provë, pse nuk u ndërhy në korrik të 2020 kur u bë operacioni, por 7 muaj më pas në vigjilje të fushatës. 220 mijë eurot të fituara nga çmimet ndërkombëtare”, tha Ligori.