Apple po shijon suksesin e shitjeve dhe duket se shifrat po rriten dita-ditës, që kur iPhone 12 doli në treg. Kreu i kompanisë nga Cupertino, Tim Cook, u shpreh për Reuters se rritja e shitjeve në Kinë ishte thelbësore në periudhën e mëparshme, duke theksuar se shitjet e pajisjeve iPhone 12 arritën rekorde të reja.
Ndërsa drejtori financiar i “Jabuka”, Lucas Maestri, njoftoi se deri në 1.65 miliardë modele iPhone janë aktualisht në përdorim, duke e cilësuar një numër shumë mbresëlënës. Në përgjithësi, ky tremujor ishte shumë i suksesshëm për Apple, pasi ata fituan më shumë se 111 miliardë dollarë.