Mënyra sesi Romelu Lukaku e festoi golin e shënuar në fitoren e Interit 3:0 kundër Milanit i ka pushtuar ballinat e mediave italiane dhe ka nxitur debat nëse britmat e sulmuesit belg ishin në drejtim të Zlatan Ibrahimovicit. Lukaku e shënoi golin e tretë për zikaltrit në pjesën e dytë të derbit të Milanos të dielën në San Siro.
Ky ishte takimi i parë mes belgut dhe Ibrahimovicit pas përleshjes që e patën në Kupën e Italisë në janar. Lukaku festoi duke e drejtuar gishtin kah vetja dhe bërtiti në drejtim të bashkëlojtarëve që po vraponin drejt tij.
“Jam unë, jam unë, unë jam më i miri”, ka thënë ish-ylli i Manchester Unitedit gjatë festimit. Sipas gazetave italiane La Gazzetta dello Sport dhe Il Corriere della Sera, Lukaku nuk po i referohej Ibrahimovicit drejtpërdrejt. “Ai bërtiti në drejtim të qiellit dhe nuk po i adresohej Ibrahimovicit drejtpërdrejt, por mesazhi ishte për të”, sipas Il Corriere della Sera. Sipas disa mediave të tjera, Lukaku bëriti “Dio, Dio (Zot, Zot), e jo “Io, Io (Unë, unë), edhe pse ai e drejtoi gishtin kah vetja për të nënvizuar se kishte shënuar gol.
"Dio, diooo!" Lukaku screaming to Zlatan after he scored the 3rd in Milan vs Inter. You probably remember the context of this. pic.twitter.com/Tcdz2In6W3
— Emanuel Roşu (@Emishor) February 21, 2021