Sara ka folur me tone të ashpra ndaj Julit, i cili bëri një batutë ditën e djeshme teksa po lexoheshin pyetjet nga publiku. Juli tha se “Abetarja” ishte libri i fundit që kishte lexuar Sara dhe kjo shkaktoi shumë debate në puntatën e sotme të Për’puthen. Sara: Thuaje si burrë me zë të lartë jo si skuth. Nuk ka rëndësi kush ka lexuar shumë libra, por ti ofendon intelektin tënd. Mendoj që duhet të kërkosh falje jo të jesh në vendin që më ofendon mua.”

Juli: Unë e thashë për shaka. Në 2021, sëmundja më e madhe nuk është koronavirusi, por ofendimi. Unë e thashë, nëse ti e merr për ofendim të kërkoj falje. Pastaj kush e ka dëgjuar? Tani e tutje nuk bëj më shaka. Ana: Juli e justifikon me dhuratat A dhe B, por ato i bëri Antonela. Juli: Në fakt e kisha për një revistë por nuk më shkoi në mendje. Arjani: Nuk ta pranoj këtë. Sara: The një fjalë si skuth që je.