Italia vazhdon të jetë nën kthetrat e acarit siberian, i cili po shkakton jo vetëm temperatura ekstreme, por edhe reshje dëbore në lartësi të ulëta.
Reshje dëbore ka aktualisht në Marche, në Umbria, në Molise. Nga ana tjetër, shirat të rrëmbyer kanë përfshirë Kalabrinë Jugore dhe pjesët lindore të Siçilisë.
Ndërkohë, një përplasje masive automjetesh dje, ku u përfshinë 29 makina, shkaktoi dy viktima dhe 31 të plagosur. Aksidenti ndodhi rreth orës 10:00 përgjatë karrexhatës veriore të autostradës A32 Torino-Bardonecchia, midis tuneleve Cels dhe Serre La Voute.
Duke pasur parasysh rindërtimin e fakteve, një makinë, Audi S4, u rrotullua fillimisht goditi anën e djathtë të rrugës, pastaj ndaloi në korsinë e shpejtësisë, duke e zënë plotësisht atë. Automjetet e tjera kanë arritur ndërkohë në vendin e aksidentit me shpejtësi të moderuar por duke krijuar një ngadalësim i cili, nga ana tjetër, çoi në përplasjen masive.