Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës konfirmoi 10 fluturime për ditën e enjte, datë 4 shkurt. Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) u bën thirrje pasagjerëve të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara çdo udhëtimi dhe shtetet pritëse për rregullat e karantinës dhe të respektojnë protokollet e higjienës, ndërkohë që thekson se maskat janë të detyrueshme.

Po ashtu, TIA njofton se lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian, nënshtetasit e BE-së dhe qytetarët që plotësojnë kushtet e udhëtimit sipas vendeve pritëse.

Tirana International Airport njofton se fluturimet e konfirmuara për ditën e enjte janë:⠀

Pegasus – Tiranë – Stamboll dhe kthim, Air Serbia – Tiranë – Beograd dhe kthim,
Lufthansa – Tiranë – Frankfurt dhe kthim, Wizz Air – Tiranë – Milano dhe kthim, Air Albania – Tiranë – Stamboll dhe kthim, Albawings – Tiranë – Venecia dhe kthim
Air Albania – Tiranë – Piza dhe kthim, Aegean – Tiranë – Athinë dhe kthim
Air Albania – Tiranë – Verona dhe kthim, Alitalia – Tiranë – Romë dhe kthim