Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës konfirmoi 10 fluturime për ditën e shtunë, datë 6 shkurt. Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) u bën thirrje pasagjerëve të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara çdo udhëtimi dhe shtetet pritëse për rregullat e karantinës dhe të respektojnë protokollet e higjienës, ndërkohë që thekson se maskat janë të detyrueshme.

Po ashtu, TIA njofton se lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian, nënshtetasit e BE-së dhe qytetarët që plotësojnë kushtet e udhëtimit sipas vendeve pritëse. Tirana International Airport njofton se fluturimet e konfirmuara për ditën e shtunë janë:⠀

Pegasus – Tiranë – Stamboll dhe kthim, Air Serbia – Tiranë – Beograd dhe kthim, Wizz Air – Tiranë – Dortmund dhe kthim, Lufthansa – Tiranë – Frankfurt dhe kthim, Air Albania – Tiranë – Stamboll dhe kthim.

Air Albania – Tiranë – Piza dhe kthim, Wizz Air – Tiranë – Milano dhe kthim, Albawings – Tiranë – Ancona dhe kthim, Air Albania – Tiranë – Bolonja dhe kthim, Air Albania – Tiranë – Verona dhe kthim.