Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim është infektuar me Covid-19. Lajmi është konfirmuar nga vetë ambasadorja e SHBA në Tiranë.
“Miq, doja t’ju njoftoja se kam testuar pozitivisht për COVID-19. Unë do të vazhdoj të kryej detyrat e mia ndërsa vetë-izolohem në shtëpi për ditët në vijim. Faleminderit për urimet tuaja dhe ju lutemi qëndroni vigjilent për shëndetin tuaj! ?shkruan Yuri Kim.