Një mbrëmje e hidhur të premten, në shtëpinë e Carlo Ancelotti. Ndërsa trajneri i Evertonit nuk ishte i pranishëm aty, kasaforta e tij u vodh nga shtëpia e tij.
Policia e Merseyside konfirmoi se dy hajdutë hynë në rezidencën e tij në Crosby dhe vodhën kasafortën. Në raport, policia tha se alarmi i shtëpisë u ndez në orën 18:35, kur dy burra, të veshur me mushama dhe kapuçë të zinj, hynë në Hall Road East.
Nuk kishte lëndime, pavarësisht se vajza e Ancelottit, Katia, ishte në shtëpi. Një ngjarje e pafat në një moment shumë të favorshëm për Toffees, të cilët vijnë nga suksesi ndaj Tottenham, në FA Cup.