Anglia pritet të rivendikoj liritë e saj të privuara nga pandemia më 21 qershor. Ky është objektivi i një plani prej katër fazash që shefi i ekzekutivit britanik Boris Johsnon njoftoi në parlament. Sipas tij, shkollat do rihapen më 8 mars ku disa aktivitete jashtë shkollore do rifillojnë më 20 mars, e ku më pas më 12 prill do jetë hapi tjetër për hapjen e dyqaneve joesenciale e salloneve të bukurisë, palestrave, librarive, muzeumeve dhe kopshteve zoologjike. Ndërkohë pubet, restorantet, kinematë, hotelet pritet të hapen më 17 maj së bashku me tifozët nëpër stadium e koncerte.
Pushimet jashtë shtetit dhe udhëtimet ndërkombëtare nuk do i kthehet normalitetit përpara mesit të muajit maj. Dhe më 21 qershor të gjithë kufizimet ligjore për kontaktet sociale do hiqen, ku do hapen edhe pjesë të tjera të ekonomisë britanike. Sipas Boris Johnson rruga drejt daljes do jetë e kujdesshme, por e pakthyeshme. Shpresohet se këto masa do mbesin të pandryshuara, nëse do vazhdojë si deri më tani me këto ritme, vaksinimi i popullsisë, nuk do ketë shtim të infektimeve dhe shtrimeve në spitale si dhe nuk do ketë ndonjë dalje të ndonjë variacioni apo shtamë më të rëndë të koronavirusit.
Britania ka kaluar dy valë pandemie dhe tre lockdown deri më tani dhe shpresa është se ky do të jetë i treti dhe i fundit, kur e tërë popullsia e rritur e Britanisë do jetë imunizuar deri në fund të korrikut.