Nga aeroporti “Nënë Tereza”, pasi kanë ardhur 8190 dozave të vaksinave nga kontrata me kompaninë Pfizer, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se jemi drejt finalizimit të një marrëveshjeje të rëndësishme me një shtet mik për një sasi prej 360 mijë dozash të AstraZeneca. “Brenda marsit do bëhet lëvrimi i të gjithë sasisë. Ndërkohë vazhdojmë çdo ditë përpjekjen për të finalizuar një marrëveshje të rëndësishme me një shtet mik për një sasi prej 360 mijë dozash të AstraZeneca. Po ashtu jemi në komunikim dhe me 2 shtete të tjera që të shtojmë sasinë e vaksinave në mënyrë që të mos kemi asnjë moment ndalim apo rënie të tempit që të rrisim tempin progresivisht që të vaksinojmë popullatën brenda 14 muajve.

Objektivi i 14 muajve është shumë ambicioz. Për faktin se siç e shihni lufta për të siguruar vaksina është shumë e fortë kurse sasitë në krahasim me kërkesën janë të vogla. Shumë shpejt do kemi lajme të mirë. Vazhdojmë furnizimin me vaksinën PFizer. 70% e prodhimit të përgjithshëm të vaksinave janë në duar të vetëm 10 shteteve të gjtiha shtetet e tjera që kanë patur akses në doza të mundshme kanë ndarë mes tyre vetëm 305 të volumit, por sot mbetet e pandryshuar shifra e shteteve që ende skanë marrë asnjë dozë. Dozat që po marrim kanë rëndësi jetike”, tha Rama.