Apple pritej të lanconte iPhone 13 gjatë vjeshtës, por duket se gjëra kanë ndryshuar. iPhone-in i ardhshëm duket se nuk do të mbajë këtë emër.
Sipas Jon Prosser, që njihet për nxjerrjen e informatave për Applen, thotë se kompania dëshiron të bëjë atë me emrin iPhone 12s. Nga njëra anë, kjo ka të bëjë me faktin se iPhone i ardhshëm do të marrë vetëm disa përmirësime thelbësore pas ridizajnimit të madh vitin e kaluar.
Megjithatë, sipas Prosser, arsyeja e vërtetë është se Apple, nga ‘bestytnia’ ose sepse shumë njerëz ende e lidhin numrin 13 me fat të keq, do të preferonin ta anashkalonin atë.