Gjigandi amerikan i teknologjisë, Apple, po vijon zgjerimin e saj në tregun botëror. Kompania vitet e fundit mësohet se ka blerë më shumë se 100 kompani të tjera. Këto shifra janë zbuluar nga shefi ekzekutiv i kompanisë, Tim Cook, i cili në mbledhjen vjetore të aksionerëve ka treguar se Apple blen një kompani një herë në 3 katër javë.
Cook u tha aksionerëve se blerjet kryesisht kanë për qëllim përthitjen e talenteve të reja dhe zotërimin e kompanive të ndryshme teknologjike. Blerja më e madhe e Apple në dekadën e fundit ishte marrja për 3 miliardë Dollarë e Beats Electronics, prodhuesi i kufjeve themeluar nga reperi dhe producenti Dr Dre.
Një tjetër blerje e rëndësishme ishte kompania e programeve të njohjes së muzikës Shazam, për 400 milionë Dollarë në 2018. Por Apple me shpesh blen firma më të vogla të teknologjisë dhe më pas përfshin risitë e tyre në produktet e saj. Një shembull është PrimeSense, një kompani izraelite e ndjeshmërisë 3D, teknologjia e së cilës kontribuoi në FaceID të Apple. Apple sipas raportimeve në tremujorin e fundit ka regjistruar të ardhurat më të mëdha të të gjitha kohërave, pasi ka arritur të ketë të ardhura deri në 111.4 miliardë Dollarë.