Përtej njohjeve futbollistike dhe bukurive të tjera lokale, në pamje të parë Shqipëria dhe Argjentina duken si dy vende të largëta me pak lidhje mes tyre. Por, kjo është e gabuar! Në Argjentinë jeton dhe prosperon një komunitet i hershëm shqiptarësh, me origjinë arbëreshe nga Italia, të cilët kanë migruar në Argjentinë shumë dekada më parë. Ky komunitet unik për nga fakti i ruajtjes së identitetit kombëtar pas kaq shumë dekadash dhe distancës së largët, është mjaft i organizuar me shoqatë respektive por edhe një Kryepeshkop ortodoks me emrin Alejandro Greco, i cili, përtej misionit të tij hyjnor për të përcjellë mesazhin e Zotit, është edhe një aktivist i shquar i çështjeve shqiptare, transmeton lexo.com.al.

Kryepeshkopi Alejandro Greco është një personazh shumë i dashur dhe i njohur midis shqiptarëve në Argjentinë por edhe më gjerë, ndërsa shumë herë publikon në rrjetet sociale fotografi me flamurin kuqezi, shoqëruar me mesazhe të n djera patriotike. Ky përbën një rast unike i një Diaspore që ruajtur me f anatizëm traditat, kulturën dhe identitetit kombëtar por të mos u shuar nën pluhurin e historisë dhe kohës./Lexo.com.al/e.c.