Kreu i Inspektorit të Lartë të Drejtesisë Artur Metani ka reaguar në lidhje me operacionin e djeshëm me 10 arrestime në gjykatën e Krujës mes të cilëve në pr anga ka rënë edhe gjyqtarja Enkelejda Hoxha dhe avokati Aldo Tabaku. Metani përmes një postimi në rrjetin social Twitter shkruan se është për tu përshëndetur aksioni i SPAK duke theksuar rëndësinë e zbatimit të reformës në drejtësi.
Ndër të tjera ai thekson se tashmë ka ardhur koha që secili të japë llogaritë e veta para drejtësisë.
“Duke përshendetur aksionin e djeshëm të SPAK, dua të nënvizoj se zbatimi i reformës në drejtësi, adresimi i paligjshmërive në sistem është luf te. Tani është koha që secili të bëjë llogaritë e veta!””, shkruan Metani.
Ndërkohë kujtojnë se në aksionin e zhvilluar dje me urdhër të SPAK janë arrestuar gjyqtarja Enkelejda Hoxha, avokati Aldo Tabaku, sekretarja Manuela Mallakuçi, eksperti psikiatriko – ligjor, Shkëlqim Korbi, Sajmir Petani, Bledar Petani, Altin Skëndaj, Gazmir Nezaj, Gentjan Nezaj dhe Isuf Tanuzi.