Autoriteti Rrugor Shqiptar jep informacion mbi gjendjen e akseve rrugore kryesore në vendin tonë, pas stuhisë me rreshje bore. Situata paraqitet më e vështirë në veri dhe veri-lindje të vendit, ndërsa rekomandohet lëvizja me zinxhirë për shkak të pranisë së akullit në rrugë.
INFORMACION MBI GJENDJEN E AKSEVE KOMBËTARE Rreshjet e borës kanë pushuar, por temperaturat janë shumë të ulëta, të cilat kanë favorizuar krijimin e shpejtë të akullit në zona të vëcanta pavarësisht kriposjes.
RAJONI VERIOR Rekomandohet me zinxhirë: Bicaj -Bushtrice, K.Domaj -Draje Rec, Kuben-Vasije (pjesërisht me zinxhirë), Peshkopi- Qafë Drajë (pjesërisht me zinxhirë), Ura e Cerenecit -Klenjë (15 kilometrat e para me zinxhirë), Qafë Mali-Fierzë Rruget ku po punohet për pastrimin e rrugës: Trebisht-Dogane(xhepisht), Ura e Çerenecit-Klenjë Ura e Çerenecit-Sterblevë 15 kilometrat.
RAJONI QENDROR Rekomandohet qarkullimi me zinxhirë: -Laç-Milot, Halilaj-Krujë, Krujë-Sarisalltik. Nga Surreli e sipër rekomandohen vendosja e zinxhirëve ose gomave dimërore. Elbasan-Gjinar, Gramsh Kodovjat-Mollë Grabovë, Lunik Steblevë. Pjesërisht me zinxhirë K.Zëmblak-Goricë.
RAJONI JUGOR Rruga e Dardhës dhe Qafa e Qarrit me goma dimërore ose zinxhirë. Voskopja pa zinxhirë. Në Llogara është bërë shpërndarja e vazhdueshme e kripës. Kontraktorët janë në terren për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës. Të gjithë drejtusit e mjeteve të lëvizin vetëm me goma dimri ose zinxhirë, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.