Ministrja e Arsimit, Evis Kushi mbajti sot një konferencë për shtyp për studentët dhe pedagogët. Ajo tha se të gjithë studentët që nuk do të marrin pjesë këtë sezon nuk do të penalizohen, por do të ketë një sezon të ndërmjetëm.
“Të gjithë studentëve do t’u jepet mundësia, zgjatja e sezonit 45 ditë do të jetë për të mundësuar distancë, kjo do t’i ndihmojë edhe studentët për tu përgatitur. Mungesat të mos i penalizojnë në pjesëmarrjen në provime duke vlerësuar vështirësitë. Ndarja e studentëve të bëhet në orare të ndryshme jo më shumë se 15 veta, kohëzgjatja e provimeve jo më shumë se një orë, higjienizimi pas çdo provimi. Do të përgatitet një rregullore më e detajuar më vonë. I falënderoj të gjithë duke i njohur sfidat dhe vështirësitë e mësimit online”, tha Kushi.