AstraZeneca po punon për të rritur prodhimin në zinxhirin e saj europian dhe do të përdorë gjithashtu kapacitetin e saj global për të arritur livrimin e 180 milionë dozave në BE për tremujorin e dytë, theksoi një zëdhënës i grupit britanik.
“Rreth gjysma e vëllimit të pritur duhet të vijë nga zinxhiri i furnizimit të BE-së, ndërsa pjesa tjetër duhet të vijë nga rrjeti i tij ndërkombëtar i furnizimit”, shtoi ai, duke konfirmuar zërat mbi problemet e furnizimit me vaksina të dakorduara me BE.