Atletico Madrid do të zbresë në fushë sonte për të mbyllur javën e 22-të të La Ligas me sfidën Celta Vigos. Fitoret me përmbysje të Realit të Madridit dhe Barcelonës kanë vendosur në lëvizje skuadrën e Diego Simeones që do të synojë ta thellojë sërish në +10 avantazhin ndaj dy ndjekësve më të afërt.

Aktualisht Atletico po kalon një moment të shkëlqyer forme pasi vjen nga 8 fitore radhazi dhe për më tepër ka 7 pikë avantazh ndaj dyshes Real-Barça me dy ndeshje më pak të zhvilluara. Dembele, Hermoso, Joao Felix dhe Trippier janë mungesat e sigurta të Atleticos në këtë sfidë, mungesa që gjithsesi mund t’i përballojë me grupin e ngjeshur të futbollistëve që ka në dispozicion.

Ndryshe nga Los Colchoneros Celta Vigo në 5 ndeshjet e fundit ka grumbulluar vetëm 2 pikë dhe aktualisht pozicionohet e 11-ta me 25 pikë.