Ka disa javë që bashkëshortja e Lulzim Bashës, Aurela është bërë aktive në Instagram, sigurisht me qëllim krijimin e një imazhi familjar të bashkëshortit të saj para zgjedhjeve të 25 prillit. Në vijim, Aurela Basha postoi sot një video të Bashës duke hedhur piper në tiganin ku po gatuante, për ta treguar sa më familjar.
“Burri im @lulzimbasha gatuan edhe më mirë se unë #eshtunë #gatimeshtepie”, postoi videon Aurela.
Por, pavarësisht se e vlerëson në kuzhinë me notën 10, Aurela Basha nuk e voton dot burrin e saj në zgjedhje për kryeministër. Në 25 prill, si në çdo zgjedhje të tjera, Bashës do t’i mungojë vota e gruas, pasi Aurela është shtetase hollandeze.
Që prej vitit 2004, Aurela Basha ka hequr dorë nga shtetësia shqiptare dhe ka marrë atë hollandeze, duke mos votuar në asnjë palë zgjedhje për bashkëshortin e saj.