Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Elbasanit Taulant Balla teksa zhvilloi një takim me përfaqësues të Biznesit të Vogël deklaroi se buxheti për Mbrojtjen Sociale ka qënë mesatarisht 9.2% në përiudhën 2014-2019 dhe në 2020-2021 është mesatarisht në 10.5% të PBB. Sipas Ballës në buxhetin 2021 qeveria dyfishoi Fondin e Ndihmës Ekonomike. Krahasuar me vitin 2013 ne e kemi trefishuar Ndihmën Ekonomike për familjet në nevojë. “Elbasani ka një numër të rritur fabrikash punëdhënëse dhe numri do të vazhdojë të rritet.
Sa i përket grupeve vulnerabël ne kemi marrë një masë që është dyfishimi i ndihmës ekonomike. Një qeveri që i ka rënë barra e pandemisë dhe ka shtuar mbështetjen për më të varfërit, besoj është një qeveri që kujdeset për më të varfërit. Sa i përket debatit për taksat, 95% e elbasanasve, në mos 99% janë pro taksës progresive sepse kjo taksë parashikon taksimin e atij që fiton më shumë”, theksoi Balla.