Pasi arriti marrëveshjen me aleatët për të shkuar në zgjedhje bashkë, kryedemokrati Lulzim Basha do të firmosë nesër në orën 10:00 marrëveshjen me Monika Kryemadhin ku përcaktohen piketat mbi të cilat do vijojë koalicioni pas zgjedhjeve të 25 prillit. Nuk dihet nëse në marrëveshje janë të përcaktuara, ndarja e posteve.

Kujtojmë se disa ditë më parë, Basha ka arritur marrëveshjen me 12 partitë aleate për t’u futur së bashku në zgjedhjet e 25 prillit. Negociatat kanë qenë të vështira dhe intensive gjatë datës 24 shkurt ndërsa marrëveshja është dorëzuar në KQZ në orën 11:40 të mbrëmjes.