Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, thotë se gjatë qeverisjes së Ramës rrogat e mësuesve nuk janë rritur. Ndryshe sipas kryetarit të opozitës ka ndodhur gjatë kohës së qeverisjes së PD-së kur pagat e mësuesve janë dyfishuar. “Gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike pagat e mësuesve u dyfishuan. Gjatë 8 viteve të Ramës ato mbetën vendnumëro”, shkruan Basha.

Kreu i demokratëve vazhdon më tej dhe shton se jo vetëm pagat e mësuesve, por e gjithë Shqipëria ka mbetur në vendnumëro. “E gjithë Shqipëria ka mbetur vendnumëro prej tij dhe dështimeve të tij në çdo drejtim. Ka ardhur koha që kjo të ndryshojë. Ka ardhur koha për një qeveri që kujdeset për mësuesit dhe për të gjithë qytetarët”. Shifrat sipas Bashës: