Një ditë më parë Kryetari i PD Lulzim Basha iu përgjigj kryeministrit Edi Rama duke publikuar një video ku në sfond dëgjohej kënga e Dua Lipa, “We’re Good”.
Por as 24 orë nuk mjaftuan dhe Instagrami ia ka fshirë Lulzim Bashës muzikën pasi e ka kapur të vje dhur këngën. Për të mos rrezikuar që t’i mbyllet tërësisht edhe vetë profili i tij i Instagramit për vje dhje të së drejtës së autorit, Lulzim Basha është detyruar që të fshijë menjëherë edhe videon e plotë.
Basha ka premtuar se nëse do të vijë në pushtet do të reformojë sistemin e drejtësisë, por me sa duket është kapur vetë në “flagrancë” duke vje dhur.