Kreu i PD Lulzim Basha ka mbledhur këtë mbrëmje në selinë blu drejtuesit politikë në qarqe. Ky takim nuk dihet nëse ka ndonjë diskutim urgjent apo është një mbledhje rutinë, e zhvendosur në fundjavë. Gjithmonë duke marrë parasysh se gjer të dielën pasdite Basha nuk ka përbërë asnjë lajm dhe e ka pasur ‘pushim’ sa i përket reagimeve publike.

Disa ditë më parë Partia Demokratike ka zyrtarizuar emrat e të cilëve u beson fushatën në Tiranë. Aldo Bumçi, Jorida Tabaku, Alfred Rushaj, Grida Duma, Agron Shehaj, Albana Vokshi, Belind Këlliçi dhe Flamur Noka do të jetë ekipi që do të udhëheqë fushatën elektorale për 25 prillin në qarkun që prodhon, për herë të parë, 36 mandate. Mirëpo këto emra janë ndarë sipas njësive të kryeqytetit.

Pavarësisht se gazetarët pranë PD thonë se Basha ka mbledhur krerët e fushatës në qarqe, disa prej tyre nuk janë vendosur ende. Si në rastin e Gjirokastrës apo Tiranës.

Më parë PD ka përcaktuar Mark Markun në Lezhë, Tomorr Alizotin në Berat, Edmond Spahon në Korçë dhe Xhelal Mziun në Dibër. Helidon Bushati është emëruar drejtues në Shkodër, Bujar Leskaj në Vlorë, Gazment Bardhi në Elbasan, Edi Palokën në Durrës, Enkelejd Alibean në Fier dhe Flamur Hoxhën në Kukësi.