Bashkimi Evropian ka njoftuar një plan të quajtur “HERA Incubator” për të luftuar kër cëni min në rritje nga variantet e koronavirusit. Në një deklaratë, Komisioni Evropian njoftoi se “HERA Incubator” do të bëjë bashkë kërkuesit, kompanitë bioteknike, prodhuesit, rregullatorët dhe autoritetet publike për të monitoruar variantet, për të shkëmbyer të dhëna si dhe për të bashkëpunuar në adaptimin e vaksinave.
Qëllimi kryesor i këtij plani dot të jetë rritja e gatishmërisë për të zhvilluar vaksina për variante të reja dhe për të të rritur prodhimin industrial.” Për t’u realizuar, plani kërkon 75 milionë euro fonde në mënyrë që të zhvillohen teste të specializuara për variante të reja dhe për të mbështetur renditjen gjenomike në të gjithë BE.
Veç kësaj, do të nisë një test klinik që do të bëjë bashkë 16 shtete anëtare të bllokut dhe pesë shtete të tjera përfshirë Zvicrën dhe Izraelin. Këto shtete do të shkëmbejnë të dhëna dhe gjetje nga testet klinike. Përhapja e shpejtë e varianteve të Covid-19 ka rritur shqetësimet lidhur me efektivitetin e vaksinove të aprovuara së fundmi ndaj formave të reja të virusit.