Me certifikatën e vaksinimit ne duam të kemi një qasje dixhitale europiane për përdorim mjekësor, deklaroi komisioneri europian për Drejtësinë, Didier Reynders. Në muajt e ardhshëm do të shohim nëse do të jetë mundësia e përdorimit të saj për qëllime të tjera, siç janë udhëtimet, shtoi ai.
”Por, vaksinimi nuk mund të bëhet një detyrim për të udhëtuar. Edhe ata që nuk kanë pësuar imunizim duhet të jenë në gjendje të vazhdojnë të lëvizin, duke respektuar karantinat”, theksoi Reynders.