Ndersa disa shenja të horoskopit e pëlqejnë flirtimin, disa janë shumë besnike ndaj partnerëve të tyre. Shenjat më besnike të horoskopit, vijojnë si më poshtë:

Binjakët-Binjakët nuk dashurohen lehtë, por kur kjo të ndodhë, atëherë ata duan me gjithë zemrën e tyre. Kur janë vërtet të dashuruar, ata harrojnë njerëzit e tjerë dhe e duan partnerin e tyre me pasion dhe përkushtim.

Gaforrja-Personat e lindur në këtë shenjë kanë mendim tradicional dhe kërkojnë marrëdhënie të sigurta dhe të qëndrueshme. Familja luan një rol të rëndësishëm në jetën e tyre dhe më shumë se gjithçka që ata duan një vend që mund ta quajnë shtëpi.

Akrepi-Akrepat janë njerëz të pasionuar dhe intensivë. U duhet pak kohë të hapen dhe t’u tregojnë njerëzve të tjerë anën e tyre emocionale, por pasi ta bëjnë, atëherë nuk ka më kthim prapa.