Gjatë 24 orëve të fundit Italia ka regjistruar 15,479 raste të reja me Covid, nga 297,128 teste të realizuara. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se 353 pacientë me koronavirus kanë humbur jetën, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 95,253 vik tima që nga fillimi i pandemisë.
Ndërsa sa i përket vaksinave autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se nga e hëna në të enjte janë bërë 82 mijë doza duke regjistruar rritje graduale sa i përket procesit të vaksinave.