Numri i të prekurve nga Covid 19 në të gjithë botën ka shkuar në mbi 104 milionë. Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në SHBA, me 26.911.375 raste të raportuara deri më tani.
Pas SHBA-së rënditen India me 10.767.206 raste, Brazili me 9.230.016, Rusia me 3.884.730, Britania me 3.835.783, Franca me 3.201.461, Spanja me 2.852.729, Italia me 2.560.957, Turqia me 2.485.182. Gjermania 2.232.316, Kolumbia 2.104.506, Argjentina me 1.933.853, Meksika 1.869.708, Polonia me 1.520.215, Afrika e Jugut 1.456.309, Irani 1.431.416, Ukraina 1.233.879, Peruja 1.142.716 dhe Indonezia me 1.099.687 raste.
Sakaq në gjithë botën, afro 2,24 milionë njerëz kanë humbur jetën nga COVID-19, ndërsa mbi 75, 85 milionë janë shëruar.