Pandemia e COVID-19 ka shkaktuar të paktën 2 316 812 të vd ekur në botë që kur Kina njoftoi shfaqjen e sëmundjes në dhjetor 2019, sipas të dhënave zyrtare. Më shumë se 106 080 500 raste infektimi janë diagnostikuar zyrtarisht që prej fillimit të pandemisë, prej të cilëve 62 861 600 konsiderohen të shëruar.

Shifrat bazohen në bilancet e komunikuara çdo ditë nga autoritetet shëndetësore të çdo vendi. SHBA-ja është një prej vendeve më të prekura si për nga numri i të vde kurve ashtu dhe për nga numri i rasteve, me 463 470 të vdekur për 27 007 399 raste të regjistruara, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.

Pas SHBA-së, vendet më të prekura janë Brazili me 231 534 të vde kur dhe 9 524 640 raste, India me 155 080 të vdekur dhe 10 838 194 raste, Meksika me 166 200 të vde kur dhe 1 932 145 raste dhe Britania e Madhe me 112 465 të vdekur me 3 945 680 raste.

Mes vendeve më të prekura, Belgjika është ajo që ka numrin më të madh të vi ktimave në raport me popullsinë me 185 të vdekur për 100 000 banorë, ndjekur nga Sllovenia (174) Britania e Madhe (166(, Republika Çeke (162) dhe Italia (151).

Europa numëronte dje në orën 11:00 GMT 773 603 të vd ekur për 34 583 333 raste, Amerika Latine dhe Karaibet 618 817 të vd ekur për 19 571 506 raste, SHBA-ja dhe Kanadaja 484 230 të vd ekur për 27 811 116 raste, Azia 244 713 të vd ekur për 15 485 726 rast, Lindja e Mesme 99 391 dtë vdekur për 4 923 225 raste, Afrika 95 113 të vd ekur për 3 673 806 raste dhe Oqeania 945 të vdekur për 31 792 raste.