869 doza vaksine antiCovid janë kryer në stadiumin “Air Albania” për mjekët dhe infermierët në vijën e parë të përballjes me COVID-19. Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu.
Nga dita e hënë kanë nisur të marrin dozën e dytë mjekët dhe infermierët e parë që kanë bërë vaksinën antiCOVID, ndërsa do të vijohet me vaksinimin e mjekëve dhe infermierëve në vijën e parë. Në javët në vijim do të vijnë fillimisht 10 000 dhe 30 000 doza dhe procesi i vaksinimit do të jetë i kombinuar dhe sapo të vijnë dozat e tjera do të fillohet edhe me të moshuarit në qendrat e kujdesit rezidencial.